E Diel, 1 Nëntor 2026

Epiri i Veriut, minoriteti grek kërkon largimin e ambasadorit Pazios

Nicolaos Pazios

Minoriteti grek në Shqipëri i ka kërkuar ministrisë së Jashtme të Greqisë që të thërrasë ambasadorin e saj në Tiranë Nicolaos Pazios si dhe largimin e tij nga detyra. Kërkesa ka ardhur për shkak të irritimit të grekëve në Shqipëri lidhur me deklaratën e tij të bërë pak ditë më parë për Gazetën Shqiptare.

Ambasadori ishte shprehur se Mëshimi që u bëhet çështjeve të së kaluarës dhe shpesh, interpretimi i historisë sipas interesave dhe gjithashtu praktika e njohur e elementëve nacionalistë të përdorin historinë për qëllimet e tyre, jo vetëm që nuk janë të dobishme, por përmbajnë dhe rreziqe. Rrjedhimisht, do të duhet që dikur të mbizotërojë vlerësimi gjakftohtë i realitetit, mospjesëmarrja në çdo lloj tensioni dhe njëkohësisht promovimi dhe pranimi në praktikë të atyre elementëve që garantojnë zhvillimin, përparimin dhe stabilitetin politik të Ballkanit të shumëvuajtur.

Kjo përgjigje gjithëpërfshirëse siç duket nuk është pritur mirë nga minoriteti grek në Shqipëri. Lajmi raportohet nga mediat greke ndërsa Athina zyrtare nuk ka ende një reagim për këtë çështje. Kurse minoriteti reagoi me një komunikatë ku thuhet se Epiri i Veriut nuk i përket së kaluarës dhe se historia nuk duhet shpërfillur në emër të progresit. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›