E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vorio Epiri, PDIU: Kërkohet helenizimi i jugut

TIRANE- Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka shprehur indinjatën e saj të thellë për konferencën e mbajtur në Athinë nga Partia Demokracia e Re me temë Vorio Epiri, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja.

PDIU proteston fuqishëm ndaj kërkesave grabitqare greke për të helenizuar territorin e jugut të Shqipërisë, thuhet në deklaratë. PDIU thekson se minoriteti grek gëzon të drejtat  që i takojnë në Shqipëri, duke hedhur poshtë deklarimet në konferencë për mosrespektim të të drejtave të minoritetit.

Më tej PDIU ka kërkuar nga Greqia që të angazhohet seriozisht në zgjidhjen e çështjes Çame, ndërsa thekson se autoritetet atje duhet të kërkojnë ndjesë për krimet e bëra ndaj shqiptarëve dhe të dëmshpërblejnë qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›