E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Integrimi me rëndësi për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta realizoi një takim me të rinjtë e LRI-së në qytetin e Korcës. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se LSI ka lindur si një sfidë për ndryshimet e vendit, ndërsa theksoi se nevojitet një fuqizim i kësaj force politike për të realizuar sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 

“Forca jonë politike ka lindur si një sfidë për ndryshimet e vendit. Fuqizimi i LSI është një kontribut për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Prandaj duam një rini që entuziazmin e saj ta investojë për të ardhmen e Shqipërisë”tha ai.
 

Duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm marrjen e statusit të vendit kandidat, Meta theksoi se procesi i integrimit është një mundësi e madhe për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›