E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshen ne Kamez mbeshtetes te PD-PS

TIRAN - Militante te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike jane perleshur midis tyre ne Bashkine e Kames. Ndersa i afrohemi dites se zgjedhjeve vendore tensioni ne baze eshte gjithnje e me shume ne rritje. Mesditen e djeshme ndertimi i nje skene nga socialistet per te zhvilluar nje miting ne oret e pasdites eshte bere burim i nje perplasje me demokratet qe ka sjelle dhe plagosjen e nje mbeshtetesi te PD-se dhe shoqerimin ne polici te nje tjeter personi nga PS.

Ngjarja ka ndodhur ne afersi te rruges Manhatan ne qender te zones gjate momentit kur kishin nisur pergatitjet per ngritjen e nje podiumi nga ku ne oren 1900 do te hapej fushata elektorale ne Kamez dhe do prezantohej kandidati i koalicionit Aleanca per te Ardhmen Ragip Suli. Gjate momentit te ngritjes se podiumit pak metra me tutje nje grup mbeshtetesish te Partise Demokratike filluan vendosjen e flamujve ne vendin ku do te zhvillohej fushata elektorale.

Ne ato momente mbeshtetes te PS-se kane kerkuar largimin e tyre dhe mos vendosjen e pankartave. Ndersa grupi i PD-se ka vazhduar punen per te vendosur flamujt.
Pas kesaj mosmarreveshje palet kane nisur perleshjen me njeri-tjetrin qe solli dhe dergimin e nje personi ne Spitalin Ushtarak. Midis demokrateve ndodhej nje punonjes i Policise Bashkiake te Kamzes Rasim Hoxha i cili mbeti i plagosur pasi u qellua me mjete te forta nga mbeshtetesit e Partise Socialiste.

Ne vendngjarje mberriten edhe efektivet blu te cilet shoqeruan ne Policine e Tiranes Petrit Hoxha si i dyshuar per plagosjen.
Pas hetimeve perkatese policia sqaroi se rreth ores 13.25 ne Kamez Tirane ne afersi te rruges Manhatan prane vendit ku po ngrihej tribuna per zhvillimin e takimit elektoral te subjektit Partia Socialiste ka pasur nje konflikt ndermjet simpatizanteve te Subjektit Partia Socialiste dhe disa shtetasve midis tyre edhe nje punonjes i Bashkise Kamez.

Ne njoftimin e Policise se Tiranes thuhet se nga ky konflikt eshte plagosur shtetasi Rasim Zenel Hoxha vjec 43 me detyre Punonjes Policie ne Bashkine Kamez i cili ne momentin e plagosjes ka qene duke vendosur pankarta te subjektit politik Partia Demokratike e Shqiperise dhe aktualisht ndodhet per trajtim mjekesor ne Spitalin Ushtarak Tirane.

Nga veprimet e para hetimore te kryera ne vendin ku ka ndodhur incidenti sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.5 Tirane kane bere te mundur te identifikojne si autor te mundshem te plagosjes se shtetasit Rasim Hoxha i cili dyshohet te jete shtetasi Petrit Ahmet Hoxha 36 vjec aktualisht po merret ne pyetje ne lidhje me rrethanat e kesaj plagosje ne Komisariatin e Policise Nr.5 Tirane - thuhet ne deklaraten e policise se kryeqytetit.

Nga ana tjeter dega e Partise Demokratike e Kamzes akuzon Partine Socialiste se po vijon me provokime te vazhdueshme me qellim krijimin e incidenteve nga me te ndryshmet. Shtabi elektoral i PD denoi kete akt edhe per faktin se nje incident i tille ndodh pikerisht ne diten kur eshte paralajmeruar mitingu elektoral i PS-e me pranine e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›