E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezeri pa kineze

E ndoqem konfliktin e Ambasades se ShBA ne Tirane me gazeten Shekulli konflikt qe erdhi pas nje opinioni te Ilir Yzeirit te botuar ne ate gazete.

Sipas letres se protestes nga Zyra e eshtjeve Publike te asaj ambasade
Artikulli i z. Yzeiri shkoi shume pertej kufijve te gazetarise profesionale dhe opinioneve.

Perkundrazi kaperceu kufirin dhe u shnderrua ne nje sulm personal te papershtatshem dhe ad-hominem ndaj Ambasadorit Arvizu dhe Shteteve te Bashkuara. Pergojimet e lidhura me racen dhe etnine vecanerisht ishin te pavend per nje gazete e cila pretendon te perfaqesoje opinionin kryesor.

Per cfare e ka fjalen pikerisht letra Cilat jane keto sulme personale te papershtatshme dhe ad hominem ndaj ambasadorit Arvizu dhe Shteteve te Bashkuara qe paska bere autori

Ndoshta eshte fjala per kete paragraf te artikullit te Yzeirit ku ai i drejtohet ambasadorit Arvizu me keto fjale

Nuk eshte e gjetur perpjekja qe beni ju per tu treguar se jeni nje njeri i dashur me popullin. Ketyre ne shqip ne u themi kinezerira. Ju e njihni mire psikologjine e kinezeve te Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund te lexoni edhe romanin Koncert ne fund te dimrit te shkrimtarit tone te madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo qe ne i themi kinezeri. Ne fakt historia qe treguat ... ju me ate gruan me femijen qe ju e takuat dhe perkedhelet edhe femijen te me ndjeni po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi ne Shqiperi nuk ngjit perkundrazi ben efekt te kundert.

Ka mundesi qe ambasadori Arvizu te jete ndier i sulmuar personalisht nga akuza per kinezeri dhe aluzionet per psikologjine e kinezeve te Maos dhe heroit Lej Fen po te kemi parasysh edhe cfare kemi lexuar per origjinen e tij etnike sipas informacionit publik te Departamentit te Shtetit te ShBA nena e tij eshte japoneze nga Kyoto dhe ndoshta do te cilesohej si kineze nga shqiptari i zakonshem qe e perdor fjalen kinez edhe per te ashtuquajturen race te verdhe.

Perndryshe nuk ka kuptim te thuash se artikulli i Yzeirit permban sulme ad hominem kunder ShBA meqe ShBA nuk mund te jete hominem.

Po cfare jane kinezerite pikerisht
E popullarizuar nga Ismail Kadareja ne romanin e cituar prej Yzeirit shqipja kinezeri i pergjigjet formalisht frengjishtes chinoiserie.

Ne frengjishte kjo fjale shenjon para se gjithash dicka karakteristike kineze ne shumes ajo u referohet sendeve te artit te luksit te zbukurimit qe prodhohen ne Kine dhe/ose u pergjigjen shijeve artistike te perpunuara brenda kultures tradicionale kineze ne kuptimin figurativ gjithnje ne shumes fjala shenjon metaforikisht sjellje ose vecori qe zakonisht shoqerohen me natyren psikologjike te kinezit personazh te botekuptimit folklorik europian - te tilla si bizarrerite mania per ti nderlikuar gjerat dhe mendimet tej mase ekstravagancen qimen ne veze dredhine.

Filli lidhes ketu eshte nderlikimi i ekzagjeruar - ne sendet e zbukurimit dhe ne sjellje.
Ne anglishte termi perdoret zakonisht per te shenjuar nje stil ornamental ose menyre zbukurimi si dhe sendet e prodhuara zakonisht me dore sipas atij stili kuptimi tjeter ai figurativ ndeshet shume rralle dhe gjithnje ne tekste te influencuara nga frengjishtja.

Perkundrazi ne romanin e Kadarese te cituar me siper dhe pas gjase edhe ne shkrimet e Enver Hoxhes ky i fundit i ndikuar thelle prej kultures frenge kinezeri eshte perdorur rregullisht per te shenjuar nje lloj sjelljeje dredharake te mefshte tinezare hipokrite dhe te cuditshme gjithsesi te papranueshme nga ana e zyrtareve kineze te periudhes se miqesise se ngushte mes dy vendeve.

Nje perdorim i tille i termit per amerikanin e sotem te edukuar me frymen mbizoteruese te universiteteve te ShBA do te etiketohej menjehere si i papranueshem.

eshtja te pakten ne zanafille mund te reduktohet ne nje problem komunikimi kultura kineze eshte kaq e ndryshme nga ajo europiania sa edhe ne kushtet diskursive optimale konteksti paragjuhesor nuk funksionon presupozimet mes paleve nuk perkojne mimika gjestet pritjet expectations jane te ndryshme.

Kur flasim me dike marrim informacion jo vetem nga fjalet e tij por edhe nga gjithcka tjeter qe i shoqeron ato fjale ose nga bota qe kemi te perbashket me te. Perballe nje individi qe vjen nga nje kulture tjeter ky lloj konteksti mungon ose mund te interpretohet gabim dhe te behet shkak per keqkuptime paranoje dhe etiketime raciale.

Por valle a nuk ndodh i njejti dbcle ne komunikim mes ambasadorit Arvizu dhe autorit Yzeirit ne gazeten Shekulli E njejta mosmarreveshje qe ze fill nga mungesa e presupozimeve te perbashketa mes te dy paleve

Ne kulturen shqiptare te pakten folklorike percmimi per te huajin normalisht tolerohet madje vlen per tia shtuar kohezionin grupit sa me i huaj tjetri aq me shume do te percmohet edhe pse eshte fjala gjithnje per percmim ne nivelin simbolik qe nuk perthyhet ne situata reale praktike meqe ksenofobia jone nuk mund te kuptohet jashte raportit qe vendos me ndjenjen e mikpritjes dhe te kujdesit per tjetrin si dhe me ksenomanine te cilen e bejme tonen jo rralle dhe po aq folklorisht sa edhe te kunderten e saj.

Perkundrazi amerikanishtja politikisht korrekte e ka kthyer ne tabu stereotipine dhe profilimin e tjetrit sipas prejardhjes etnike sidomos ne rrethanat kur shoqeria amerikane nuk mund te funksionoje pervecse duke garantuar barazine dhe respektin e ndersjelle midis racave kulturave dhe etnive te ndryshme qe e perftojne nje zhvillim emancipues qe ne kulturen shqiptare nuk ka ndodhur ende.

Menyra si flasin ndonjehere deri edhe historianet dhe intelektualet e holle mes nesh per osmanet dhe trashegimine osmane ne kulturen shqiptare per pakicat etnike-kulturore te vllaheve te romeve dhe te maqedonasve per Islamin ne Shqiperi per faktorin e huaj ne historine dhe kulturen tone deri edhe zelli me te cilin vijojne te luftohen ato pak orientalizma qe kane mbijetuar ne gjuhen shqipe deshmon se kemi ende shume per te bere ne kete drejtim nese pernjemend duam ta bejme.

Keqkuptimi ketu ka ndodhur para se gjithash ne momentin kur fjalet e artikullit te Shekullit te destinuara per konsum te brendshem i kane rene ne vesh nje diplomati nga nje kulture tjeter. Edhe perkatesia etnike e diplomatit vete ne kete rast nuk ka ndihmuar sikurse nuk do te kete ndihmuar zelli i tepruar i ndonje perkthyesi te ambasades...

Gjithsesi probleme te tilla te komunikimit zgjidhen nepermjet verifikimit te kodeve jo duke nderprere marredheniet. Gjesti i Ambasades se ShBA ne Tirane per te nderprere marredheniet me gazeten Shekulli eshte i ekzagjeruar dhe i papershtatshem madje ne kundershtim me gjithcka u ka mesuar kushtetuta amerikane shqiptareve dhe botes mbare sa i perket lirise se fjales.

Ambasadori i ShBA z. Arvizu eshte perfshire tashme me kembenguljen e shqiptareve ne konfliktet politike te brendshme dhe te perditshme duke iu ekspozuar kritikave te pashmangshme nga njera pale apo tjetra kritika qe vetem sa provojne qe mediat tash e tutje e konsiderojne edhe ate si pale ne zhvillimet politike ne Shqiperi - dhe si mund ti besh me faj ne rrethanat kur ky zotim i z. Arvizu eshte realitet

Kjo do te thote edhe se mosmarreveshjet qe kane te bejne drejtperdrejt me kodet e komunikimit nuk mund te zgjidhen duke nderprere komunikimin. Zyra e eshtjeve Publike e Ambasades se ShBA ne Tirane ndoshta ka nevoje tani per keshillat e nje antropologu kulturor te familjarizuar me zhargonin politik ende te vrazhde te intelektualit shqiptar post-totalitar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›