E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksat qe falen per 160 mije makina clirohen mbi 2.5 miliarde leke

Amnistia fiskale do të përfshijë faljen e detyrimeve të dhe gjobave të papaguara për 160 mijë automjete, pjesë më e madhe e të cilave nuk janë në qarkullim.

Sipas Drejtorit të Shërbimit të Transportit Rrugor, nga amnistimi i këtyre detyrimeve do të çlirohen më tepër se 2.5 miliardë lekë.
Ai bën thirrje qytetarëve që të paguajnë sa më parë detyrimet e vitit 2011, me qëllim që t3 përfitojnë nga amnistia, për taksat e papaguara më parë.

Taksat e përvitshme vendore dhe nacionale, që duhet të paguhen për automjetet, do të jenë objekt I amnistisë fiskale.

Bëhet fjalë për rreth 164 mijë mjete, për të cilat nuk paguhet prej vitesh taksa e qarkullimit rrugor dhe taksa e regjistrimit.

Këtu përfshihen edhe gjobat e pambledhura. Shuma financiare që do të çlirohen nga procesi llogaritet në më tepër se 2 miliardë e 500 milionë lekë.

Arben Pinari, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor tregon për “ABC News”, se projektligjit të amnistisë i janë propozuar dhe dy nene të reja, që përfshijnë pikërisht faljen e detyrimeve të prapambetura dhe fshirjen e gjobave.

Kusht për faljen e detyrimeve është pagimi i taksave për vitin 2011, e cila duhet të bëhet në fillim të çdo viti.

Po ashtu, një tjetër problematikë, e cila do të marrë zgjidhje me amnistinë fiskale janë pikërisht edhe gjobat që drejtuesit e automjetit nuk kanë paguar rregullisht.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka vendosur për vitin 2010 rreth 52 milionë lekë gjoba, për të cilave, prej të cilave janë vjelur vetën 25 milionë lekë. Pjesa e mbetur e gjobave të pambledhura rrjedhimisht do të amnistohet.

Drafti i amnistisë fiskale është disktuar me palët e interesuara edhe në tryezën e komisionit kuvendor të Ekonomisë dhe pritet të kalojë në seancë plenare.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›