E Diel, 1 Nëntor 2026

Frika nga zgjedhjet incidentet tkurrin investimet

Ekonomia, investimet dhe qytetarët nuk po përfitojnë nga situata parazgjedhore. Eksperiencat e zgjedhjeve të shkuara, si atyre të përgjithshme ashtu dhe lokale tregojnë se efektet në ekonomi në ngjarje të tilla janë negative. Për Albanian Screen, ekonomistët bëjnë thirrje për qetësi dhe shmangie të konflikteve që frenojnë investimet, konsumin dhe ekonominë.

“Për fat të keq, deri tani nuk shohim të konturuar programet e kandidatëve dhe fokusim të atyre cfarë ofrojnë në problematikën e komunitetit”- thotë ekonomisti Zef Preçi.

Parashikimet janë që këto zgjedhje të reflektojnë efekte jo të mira, të cilat do t`i bashkëngjiten zhvillimeve të tjera duke ndikuar në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Duhet të pranojmë që, siç thonë edhe vlerësimet e agjencive ndërkombëtare që për një numër arsyesh duke përfshirë dhe zgjedhjet, rritja ekonomike e parashikuar për vitin 2011, pritet të jetë e njëjtë ose më e vogël se 2010. Duhet të pranojmë edhe efektin frenues dhe negativ që kanë këto zgjedhje”- tha Preçi.

Për zgjedhjet lokale të 8 majit në gjithë vendin ka garë në 383 njësi vendore.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›