E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pret damaret ne qelite e paraburgimit

Pret damaret pasi pretendon se e arrestuan padrejtesisht. Fatbardh aushaj 42 vjec nga fshati Nikoliq i rrethit te Hasit preu damaret ne kushte depresioni ne qelite e paraburgimit te Kukesit. Ngjarja ndodhi rreth ores 1900 te dites se djeshme.

Burime te drejtorise Rajonale te Paraburgimit ne Kukes bene te ditur se aushaj u arrestua me vendim te prokurorise se Kukesit per thyerje te urdhrit te mbrojtjes nga gjykata leshuar per bashkeshorten e tij Shpresa aushaj.

Rreth ores 1900 gardiani i qelive te paraburgimit permes sportelit thirri te paraburgosurit por ai nuk u pergjigj. Menjehere ai hapi deren dhe vuri re se aushaj ishte i zhytur ne gjak pasi kishte prere damaret. Menjehere i paraburgosuri u transportua per ne spitalin e Kukesit dhe iu nenshtrua nderhyrjes kirurgjikale dhe sipas mjekeve gjendja e tij eshte nen kontroll pasi e kaloi rrezikun per jeten.

Pas kesaj ngjarjeje u ngrit nje grup hetimor ku nga hetimet rezultoi se Fatbardh aushaj i preu damaret me briskun e rrojes te makinave njeperdorimshme Bic.

Kreshnik Elezi drejtor i burgut te Kukesit sqaron se brisqet e rrojes njeperdorimshe jane materiale qe lejohen ne qelite e burgut. Burime te policise se burgut ne Kukes bejne te ditur se prerja e damareve nga ana e te paraburgosurit Fatbardh aushaj ka ardhur ne kushtet e depresionit pasi ai pretendonte se ndaj tij ishte bere padrejtesi si nga policia edhe nga organi i prokurorise.

Fatbardh aushaj cilesohet si nje prej intelektualeve ne zonen e Hasit. Ai ishte pergjegjes per cminimin ne rajonin e Hasit dhe Tropojes. Per padrejtesi ndaj arrestimit te aushajt u shpreh edhe avokati i tij Ilir Nerguti. Sipas mbrojtesit bashkeshortja e Fatbardhit Shpresa aushaj u largua nga shtepia me deshiren e saj ne korrik te vitit te shkuar dhe u vendos tek prinderit e saj ne Fushe-Preze te Tiranes pasi pretendonte se ndaj saj ishe ushtruar dhune.

Gjykata nderkohe kishte nxjerre nje urdher-mbrojtje per Shpresa aushajn. Tri dite me pare sipas avokatit gruaja kishte shkuar ne shkollen ku mesonin dy femijet e ciftit ne fshatin Nikoliq dhe i kishte marre ato pa dijenine Fatbardhit. Sipas avokatit Nerguti babai i femijeve ka bere denoncim ne komisariatin e Hasit per rrembimin e femijeve por policia nuk ka vepruar meqe asnjeri prej bashkeshorteve nuk ka hapur ndonje proces per divorc.

Nderkohe qe avokati i Fatbardh aushajt pretendon se Shpresa aushaj shkoi ne shtepine e bashkeshortit dhe e kercenoi nderkohe qe vetem gruaja beri denoncim ne polici duke pretenduar te kunderten. Pas denoncimit te bashkeshortes policia e Hasit ndaloi Fatbardh aushajn ndersa prokuroria e akuzoi per shkelje te urdhrit te mbrotjes te leshuar nga gjykata.

Behet e ditur se megjithese jetonin te ndare prej me shume se 9 muajsh midis Shpresa e Fatbardh aushajt nuk eshte hapur ndonje proces gjyqesor per zgjidhje martese.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›