Hakerët shqiptarë thyen edhe faqen e Qeverisë maqedonase
“Ne gjithmonë do ju urrejmë ju, sepse edhe ju jeni skllav sikur serbët, grekët dhe rusët, sepse vetëm ju i nënçmoni shqiptarët, ç’ka patën faj shqiptarët në Maqedoni që e lënduan popullin maqedonas është po ashtu sikur populli serb.
E nënçmoni një popull që ka vlera të mëdha e ata janë Shqiptarët dhe me kokë lartë do të jenë gjithmonë/ Just Smile”, shkruhet në faqen e sulmuar, raportojnë mediat vendore, ndërsa shtohet adresa e kontaktit AlbanianHackers4L@Gmail.Com.
Po të vijosh të dëgjosh në faqe janë vendosur këngë shqiptare patriotike, ku logoja kuq e zi me flamurin në mes ku njëri krah jep hartën e plotë të trojeve shqiptare, shoqëron dedikimin e hackerave shqiptarë të cilët e cilësojnë si zonë të tyre këtë adresë.
Në bazë të reagimeve e deklaratave të ditëve të fundit, ky sulm duket si një përgjigje ndaj dhunës së ushtruar te nxënësit shqiptarë nga grupet maqedonase.
Mbrëmë ky grup hakerësh ka njoftuar se ka thyer faqen zyrtare të Partisë Socialiste të Serbisë "SPS" në të Mitrovicës së Sremit,në Serbi.
Ky grup hakerësh, dje, ka marrë përgjegjësinë edhe për sulmin mbi faqen, www.pdpbl.org, faqe zyrtare e Komitetit të qytetit të Partisë së Përparimit Demokratik - PPDBanja Luka, si dhe një faqe të Kishës Ortodoske-Serbe, http://www.spc-pans.com/.