Tirana - model i bashkëjetesës fetare
12/03/2012 Basha takon të dërguarat e shtetit amerikan. Mirënjohje për ndihmën ndaj hebrenjve gjatë holokaustit
Përpjekjet për të luftuar diskriminimin, Bashkia hap zyrë të posaçme
Pranvera Kola
Shqipëria është një ndër vendet shembull në arenën ndërkombëtare sa i takon bashkëjetesës harmonike të krijuar ndërmjet komuniteteve fetare. Ky fakt është vënë në dukje edhe nga të dërguarat e posaçme të shtetit amerikan që ndodhen për vizitë në vendin tonë. Kryebashkiaku Lulzim Basha ka pritur në një takim gjatë ditës së djeshme zonjat Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith, të dërguarat e posaçme të sekretares amerikane të Shtetit Hilari Klinton dhe Kongresit Amerikan. Gjatë bisedës Rosenthal dhe Pandith e kanë vlerësuar klimën e shkëlqyer të tolerancës fetare që ekziston në Shqipëri si një shembull në mbarë botën. Krahas diskutimeve të zhvilluara mbi bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në vend dy përfaqësueset e shtetit amerikan nuk kanë ngurruar të vlerësojnë kontributin e dhënë nga pala shqiptare gjatë holokaustit. Në veçanti ato shprehen mirënjohje të thellë për popullin shqiptar, i cili gjatë holokaustit nuk dorëzoi asnjë nga hebrenjtë në duart e nazistëve, përkundrazi, i mbrojti, strehoi dhe i shpëtoi ata. Zonjat Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith i bën të ditur zotit Basha se në një mesazh promocianal që ato kanë bërë të titulluar “2011 haurs against hate” kanë përmendur rastin e Shqipërisë si shembull për mbrojtjen që i bëri komunitetit hebre gjatë holokaustit. Duke e konsideruar tepër të rëndësishëm misionin ndërmarrë nga dy zonjat, Basha e vlerësoi kontributin që SHBA-të japin çdo ditë për konsolidimin e tolerancës dhe harmonisë midis komuniteteve fetare apo etnike në botë. Basha nënvizoi më tej se Tirana është një nga qytetet ku shembulli i bashkëjetesës fetare është i prekshëm në çdo cep. Po kështu kryebashkiaku konfirmoi se po bëhen përpjekje të mëdha për të luftuar diskriminimin. Basha tha se për këtë arsye është hapur një zyrë e posaçme në Bashkinë e Tiranës. Zonjat Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith ndodhen në Shqipëri në kuadër të misionit të tyre të mandatuar nga Kongresi Amerikan për raportimin dhe informimin e autoriteteve amerikane dhe Kongresit sa i takon antisemitizmit, por dhe mosdiskriminimit, tolerancës fetare e etnike në botë. Shqipëria është përzgjedhur, sipas tyre, për evidentimin e modelit pozitiv për sa i takon harmonisë dhe tolerancës fetare si dhe mbrojtjes ofruar komunitetit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas bisedës së zhvilluar në ambientet e Bashkisë dy zonjat, nën shoqërinë e kryebashkiakut, kanë vizituar edhe xhaminë e Tiranës, e cila është një monument me vlera historike. Xhamia ka filluar të ndërtohet në vitin 1794 nga Mulla Beu. Periudha e ndërtimit zgjati deri më 1821, ndërtim që u përfundua nga i biri i Mulla Beut, Ethem Beu. Ambientet e brendshme përbëhen nga salla e lutjeve mbuluar me kupolë, portiku dhe minarja. Xhamia e Haxhi Ethem Beut dallohet nga stili i veçantë i kullës me kupolën e ndriçuar bollshëm.