Kinezët: Do të ringremë në këmbë Azotikun në Fier
16/09/2011 FIER- Kinezët shfaqin interes për të ringritur TEC-in dhe Azotikun. Mbërritja e një delegacioni kinez në vendin tonë, duket se po jep sinjale pozitive. Tashmë, ashtu sikurse shumë vite më parë përfaqësia kineze, ka shfaqur interes për të gjallëruar edhe njëherë zonën industriale, ku tashmë gjendet TEC-i dhe Azotiku, por fatkeqësisht në trajtë gërmadhash. Kinezët, të cilët kanë qenë nga Bashkia e Lan Zhout, në vitin ‘64 deri në ‘66 hodhën edhe kolonat e para për ndërtimin e TEC-it dhe Azotikut në Fier. Tashmë pas shumë vitesh duket se po tentohet të përsëritet e njëjta histori, por këtë herë me një dimension ndryshe. Të paktën këtë na ka lënë të kuptojmë nënkryetari i Bashkisë së Lan Zhout, Li Yanlong, i cili zbardh edhe interesat që ka Kina për të investuar në këto industri.
Interesi
“Është e mundur që të bëjmë diçka për këto industri. Në fillim duhet të shohim dhe studiojmë terrenin dhe gjendjen në të cilën ndodhet sot TEC-i dhe Azotiku dhe më pas jemi të gatshëm të investojmë, madje edhe me burime njerëzore dhe specialistë. Ne duam që ta ruajnë traditën e bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në këtë drejtim”, ka vijuar Li Yanlong. Kështu metamorfoza e trishtë e gjigandit të industrisë shqiptare, duket se po çan në rrugë të reja, për të sjellë jetë në këtë sipërfaqe, që sot është pushtuar nga ngrehina hekurishtesh. E teksa kinezët japin shkëndijën e parë, natyrshëm ish-punonjësit e Azotikut dhe TEC-it duket se do të përjetojnë një histori të re. Kujtojmë se ishte 25 nëntori i vitit 1964, kur në fushën me pambuk të Drizës, vetëm 5 km larg qytetit të Fierit, u vendos guri i parë i themelit që vendosi fillimin e punimeve për Uzinat. Dhe në vitin 1966 montatorët arritën të ngrinin edhe kolonën e parë që i përkiste repartit të dekarbonatizimit dhe më pas u ngritën kulla e acidit nitrik dhe kolona kryesore e amoniakut. Sipas të dhënave, ngritja e kësaj industrie, që do të merrte shumë famë brenda një kohe të shkurtër, ka qenë një nga veprat e mëdha të atëhershme. Azotiku, rreth viteve 2000 doli në shitje. Pajisjet dhe makineritë e tij, dikur tepër të kushtueshme, dolën në shitje pjesë-pjesë, që të mund të fitohej diçka nga shumat e hedhura për këtë gjigand. E megjithatë, ky sinjal i sotshëm duket se na bën të mos themi më: “Na ishte dikur Azotiku”.
Ndërkohë po dje kryetari i Bashkisë së Fierit z. Baftjar Zeqo nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjelltë me nënkryetarin e Bashkisë së Lan Zhout në Kinë zotin Li Yanlong. Marrëveshja, e cila parashikon shkëmbime të ndryshme të karakterit ekonomik dhe të informacionit midis dy rajoneve u firmos në kuadrin e vizitës së një delegacioni nga qyteti i Lan Zhout të kryesuar nga nënkryetari i bashkisë së këtij qyteti në përbërje të të cilit ishin edhe një sërë biznesmenësh të këtij qyteti.