E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres DSHP mbyll kopshtin ishte me parazite

Kopshti "7 marsi" ne qytetin e Durresit eshte mbyllur per 5 dite pasi ne ambientet e tij jane konstatuar parazite te ndryshem qe rrezikojne shendetin e femijeve. Ka qene drejtoria e shendetit publik,e cila ka urdheruar mbylljen e ketij kopshti, që frekuentohet nga rreth 200 femije.Drejtori i shendetit publik ne Durres Vasil Ziu ka thene se inspektoret e higjenes kane kryer kontrolle ne te gjitha cerdhet,kopshtet dhe shkollat e qytetit dhe ne fshatra,duke caktuar detyra dhe duke marre masa per ambientet ku ka probleme me higjenen.

"Ky kopësht ka pasur në ambientet e tij dhe parazitë të kuptimit të buburrecave, dhe e kemi mbyllur derisa të bëhet dizinfektimi për insektet. ", tha Vasil Ziu, drejtor i shendetit publik, Durres.

Kopshti "7 marsi" do te qendroje i mbyllur per pese dite, ndersa femijet qe jane rregjistruar ne kete kopsht do te rifillojne frekentimin diten e merkure.Deri ne kete dite kopshti do te dezinfektohet per te eleminuar parazitet qe jane konstatuar ne ambientet e tij. Per shkak te kerkesave te shumta qe ka per rregjistrimin e femijeve ne kete kopsht,grupet e tij jane të tejmbushura me nje numer qe shkon nga 45-50 femijë.

Aleks Kalemasi Azhornuar së fundi ( e premte , 16 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›