E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i heq telat me gjemba në Bërnjakë

MITROVICE- Pjesëtarë të KFOR-it kanë hequr sot telat gjemborë në vendkalimin kufitar Bërnjak, i cili që nga 16 shtatori ka qenë krejtësisht i mbyllur. Media kosovare bën të ditur se ushtarë gjermanë dhe francezë të KFOR-it kanë hequr në tërësi pengesën me tela gjemborë në drejtim të Serbisë dhe pjesërisht në drejtim të Kosovës.

Telat me gjemba gjendeshin në hyrjen e pikës 31 e para vendit ku qëndron gjithnjë barrikada me zhavorr e dhe e ngritur nga serbët në veri. Në vendkalimin kufitar Bërnjak, krahas ushtarëve të KFOR-it gjenden edhe doganierë e policë të EULEX-it, por edhe policë e doganierë të Kosovës. Pikëkalimi kufitarë G31 do të jetë i hapur deri në ora 24:00 për transportim të mallrave pa akcizë dhe atë në sasi të kufizuar. Gjithashtu edhe transporti hekurudhor është duke funksionuar pa pengesa, raporton Radio televizioni i Kosoves.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Bogdanoviç: S' heqim barrikadat, serbët shpërndajnë afishe në veri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›