Troket Vjeshta, temperaturat e ulëta dhe shiu përfshijnë vendin
TIRANË –Dhe Vjeshta erdhi. Reshjet e shiut që kanë nisur që prej mesditës së djeshme kanë përfshirë gjithë vendin dhe sipas metereologëve, do të vazhdojnë për gjatë gjithë javës. Moti është shoqëruar gjithashtu edhe me ulje të ndjeshme të temperaturave.
Shkëputja e menjëhershme nga temperaturat e nxehta në këto ditë Shtatori i hapin rrugë stinës së Vjeshtës.
Temperaturat janë ulur me pak gradë që prej mëngjesit të ditës së djeshme, pas një periudhe me temperatura të larta dhe thatësirë. Gjatë muajve korrik dhe gusht termometri në të gjithë vendin ka shënuar temperatura të larta për stinën, mbi 40 gradë, dhe moti është shoqëruar me thatësirë.
Me ndryshimet klimaterike, sot ndryshoi dhe veshja e njerëzve që nxorrën nga dollapët cadrat, trikot dhe këpucët e lehta.
Por, ulja e menjëhershme e temperaturave dhe kalimi i situatave ekstreme, sipas specialistëve, është dhe ndikim i ndryshimeve klimatike.
Si pasojë e ndikimit të ndryshimeve klimatike, pritet të ketë rritje të temperaturës dhe ulje të sasisë së reshjeve, e për rrjedhojë do të ketë dimër më të butë, pranverë më të ngrohtë, verë më të nxehtë e më të thatë, dhe vjeshtë më të thatë. Po kështu, mundësia e fenomeneve ekstreme dhe ndryshueshmërisë së temperaturave minimale brenda vitit është më e madhe.
(d.b/BalkanWeb)