Kinezet e shpejta

Përfaqësuesja e Kinës fitoi medaljen e artë në rrëshqitje të shpejtë me patina në garën e stafetës në 3000 metra, pasi kampioni në fuqi, Koreja e Jugut, ishte diskualifikuar. Koreanët, që fituan katër titujt e kaluar olimpikë, u diskualifikuan pasi Kim Min-Jung pengoi kinezen Sun Linlin në një dorëzim, gjashtë xhiro para fundit.
Kjo i mundësoi Koresë të tejkalojë Kinën dhe të përfundojë e para. Por, gëzimi i tyre zgjati shkurt pasi Kinës iu dorëzua medalja e artë në kohë katër minuta, 06.61 sekonda para Kanadasë dhe SHBA-ve. Koha e regjistruar ishte gjysmë sekonde më e shpejti se rekordi i kaluar botëror i vendosur nga Kina (4:07.179) në Salt Lake City në tetor 2008.
Martina Sablikova nga Republika çeke e fitoj medaljen e saj të dytë të artë të Lojërave Olimpike Dimërore, kur triumfoi në garën në rrëshqitje të shpejtë me patina në 5000 metra për femra. Sablikova shënoi kohë 6 minuta 50.91 sekonda, duke lënë pas vetes për 0.48 sekonda gjermanen Stephania Beckert.
Veteranja kanadeze Clara Hughes mori medaljen e bronztë. Për Sablikovan kjo ishte medalja e tretë e këtyre Lojërave, pas suksesit që kishte arritur në garën 3000 metra dhe medaljes së bronztë në 1500 metra. Në akrobatikë me ski, në disiplinën e kërcimeve, medalja e artë i takoi australianes Lydia Lassila.
Ajo fitoi total prej 214.74 pikëve. Kinezet Lina Nina dhe Guo Xinxin fituan medaljen e argjendtë dhe të bronztë, respektivisht. Në garat e bobit në konkurrencën e femrave, Kanadaja fitoi medaljen e artë falë Kaillie Humphries dhe Heather Moyse. Bashkëkombëset e tyre Helen Upperton dhe Shelley-Ann Brown morën medaljen e argjendtë, ndërsa amerikanet Erin Pac dhe Elana Meyers kompletuan podiumin.
Tabela e medaljeve:
SHBA 7 9 12 28
Gjermania 7 10 7 24
Norvegjia 6 6 6 18
Kanadaja 7 6 2 15
Rusia 3 4 6 13
Koreja 5 4 1 10
Austria 4 3 3 10
Franca 2 3 5 10
Zvicra 6 0 2 8
Kina 4 2 2 8