E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luiz Suarez ëndërron Barcelonën

Sulmuesi i Liverpulit, Luiz Suarez ka thënë se do të dëshironte të kishte mundësinë të luante për kampionin e Europës, Barcelonën. Suarez iu bashkua Liverpulit nga Ajaks Amsterdami në janar, por bëri të ditur se “ëndërron” të luajë për gjigantin katalan. “Gjithmonë kam pasur këtë dëshirë, këtë ëndërr të luaj për Barcelonën”, tha Suarez për revistën sportive spanjolle Don Balon. Menaxheri i tij, Pere Guardiola, është vëllai i trajnerit të Barcelonës Pep Guardiola. Suarez i kushtoi Liverpoolit 22 milionë stërlina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›