E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinezi padit gruan se ishte e shëmtuar, zbulon të vërtetën

Një kinez jo vetëm u divorcua nga bashkëshortja, por edhe e paditi atë, sepse “ishte e shëmtuar”.

Kinezi argumentoi në gjykatë se ai kishte qenë shumë i dashuruar me gruan e tij dhe se kishte jetuar mirë me të derisa sa lindi fëmija. 

Kur gruaja lindi vajzë, filluan problemet, sepse sipas burrit, foshnja nuk dukej të kishte ngjashmëri me ndonjë nga prindërit. 

Fillimisht Feng fajësoi gruan e tij për marrëdhënie jashtëmartesore dhe në këtë pikë ajo vendosi të zbulojë sekretin e saj të madh. 

Para se të njihej me burrin e saj, gruaja kishte kryer një operacion plastik prej 100 000 $ për të përmirësuar imazhin e saj, diçka që nuk e kishte zbuluar më parë. (foto) 

Gjykata përligji ankesën e Feng dhe vendosi që gruaja t’i paguajë atij 120 000 $, si dëmshpërblim. 
(anila jole/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›