E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruje gjeneratori helmoi grate

Edhe pse ende nuk është firmosur ekspertiza për vdekjen e dy dasmoreve dhe helmimin e nuses së re, e cila aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, burime nga Mjekësia Ligjore thonë se shkaku mendohet të jetë gazi karbonik i çliruar nga një gjenerator në dhomën ku po flinin gratë. Të shtunën në mbrëmje familja Gega ka festuar martesën e vajzës së tyre, në një lokal në Dukagjin të ri. Rreth orës 4 e 30 të mëngjesit dasmorët janë kthyer në shtëpi dhe në dhomën e pajës së nuses janë ulur te pushojnë per pak kohe, nusja 21 vjeçe Pashke Gega, nusja e dajës se saj Mrika Gega 45 vjeçe dhe krushka e shtëpisë, Nusha Ndoja 55 vjeçe. Kohen kur duhet te zgjoheshin per te shkuar ne parukeri, te afërmit gjejnë gratë pa ndjenja. Menjehere ato u derguan ne Spitalin Ushtarak ku dhe u konfirmua vdekja e dy shoqërueseve te nuses, kurse e reja ndodhej ne gjendje te rende. Pas tre dite terapi intensive 21 vjecarja eshte jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plote te ngjarjes, ndërsa paraprakisht besohet se vdekja e tyre ka ardhur për shkak te helmimit nga gazi karbonik. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›