E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Ashton, si e Ahtisaarit

Deputeti nga radhët e LDK-së Lutfi Haziri e ka krahasuar vizitën e baroneshës Ashton me vizitën e presidentit Ahtisaari në fund të procesit të Vjenës.

“Vizita e baroneshës Ashton natyrisht ta çon mallin e vizitës së presidentit Ahtisaari pak ditë para se ta publikonte propozimin e tij gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës”, ka thënë Haziri në intervistë për “Epoka e Re”.

Sipas Hazirit, Ashton vjen në Kosovë për të nënshkruar një draftmarrëveshje që pritet të ndodh mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Natyrisht se ajo vjen në Kosovë me një program, një draftmarrëveshje dhe një draft me kompetenca”. Po ashtu, baronesha Ashton vjen në Kosovë për të diskutuar për nevojën e mbështetjes së procesit të dialogut dhe nënshkrimit apo ratifikimit të këtij dokumenti që është planifikuar të ndodhë në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, është shprehur Haziri./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›