E Hënë, 2 Nëntor 2026

USS “Mount Whitney” në Shqipëri, hap i ri në modernizimin ushtarak dhe partneritetin me SHBA

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri të ditur sot se anija luftarake amerikane “USS Mount Whitney” ka mbërritur në Shqipëri, duke shënuar ndalesën e saj të parë në Porto Romano.

“Mirë se vjen në Shqipëri, USS Mount Whitney! Kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Ky zhvillim është një moment i rëndësishëm në kuadër të forcimit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

1 nga 3

/a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›