Kirby: Serbët duhet të bisedojnë edhe me Haradinajn

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Michael Kirby ka thënë se zyrtarët serb duhet të bisedojnë edhe me Ramush Haradinajn, nëse ai inkuadrohet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Politikanët serbë duhet të punojnë për atë që është në interes të serbëve, edhe nëse kjo nënkupton bisedime me njerëzit që ata edhe nuk i kanë shumë në qejf”, ka thënë Kirby për RTS, siç transmeton RTK.
Haradinaj është liruar javën e kaluar nga të gjithat akuzat në Tribunalin e Hagës, për këtë ka pasur reagime nga krerët e Serbisë./Indeksonline/