E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet diplomati serb në aeroportin e Brukselit

(E plotësuar) Ambasadori i Serbisë në NATO, Branislav Milinkoviq, është vetëvrarë të martën në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit.

Ai është hedhur nga parkingu para syve të ndihmësit të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Zoran Vujiq.

Ende nuk dihen shkaqet që e shtyen diplomatin serb që ta kryej këtë akt.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, nëpërmjet një kumtese ka njoftuar për vdekjen e Milinkoviq por nuk ka dhënë detaje për mënyrën se si e humbi jetën.

Në komunikatë vetëm thuhet se 52 vjeçari ka humbur jetën tragjikisht. Milinkoviq ka shërbyer në Vjenë dhe në Bruksel./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›