Kirgistan, numri i viktimave mund të jetë 10 herë më i madh
Numri i të vdekurve nga trazirat në Kirgizi sipas vlerësimeve të qeverisë kalimtare mund të jetë dhjetë herë më i lartë nga ç'supozohet deri tani.
Ka pasur shumë viktima në fshatra, që janë varrosur shpejt, sipas zakonit të vendit, tha presidentja Rosa Otunbajeva për gazetën ruse "Komersant". Shifrën zyrtare prej së paku 191 të vdekurish ajo do ta shumëzonte me dhjetë. Afro 2 mijë vetë janë plagosur në luftimet ndërmjet kirgizëve dhe pjesëtarëve të pakicës uzbeke. Sipas të dhënave të OKB-së, 400.000 vetë kanë braktisur vendin, ndërsa ndihmat humanitare po mbërrijnë shumë ngadalë në këtë rajon. Pavarësisht situatës qeveria provizore në Bishkek në fund të qershorit do të organizojë një votim për një kushtetutë të re sipas modelit gjerman. Dekretin përkatës e nënshkroi Presidentja e përkohshme, Rosa Otunbajeva, në Bishkek.