E Diel, 1 Nëntor 2026

Moyes: Nuk do të blej lojtarë të shtrenjtë


Menaxheri i Evertonit, David Moyes, nuk do të paguajë shumë para për lojtarët të cilët kanë luajtur në Kupën e Botës.

Moyes është në Afrikën e Jugut duke ndjekur lojtarë teksa punon edhe si ekspert për media, por është i vetëdijshëm për harxhimet e mëdha në lojtarët të cilët tregojnë paraqitje të mira në këtë garë.
"Nuk mendoj se duhet të kthehesh nga Kupa e Botës dhe të blesh pasi në të kaluarën shumë njerëz kanë blerë nga Kupa e Botës dhe kjo nuk ka funksionuar. Po ashtu është shumë shtrenjtë, pasi nëse dikush ka pasur vërtet një paraqitje të mirë, klubet e tyre kërkojnë edhe më shumë para", ka thënë Moyes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›