E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hitzfild: Gati të përballemi me kampionët



Zvicra do të debutojë kundër kampionëve të Europës, Spanjës në Botërorin e Afrikës së Jugut ndërsa trajneri Ottmar Hitzfild ka bërë të ditur se skuadra është stërvitur nën zhurmën e vuvuzelave në mënyrë që të mësohet me to dhe të jetë e gatshme t'i përballojë gjatë ndeshjes. Trajneri i helveteve në konferencën për shtyp ka deklaruar . "Jemi mësuar me këtë zhurmë, por sërish do të jetë e vështirë të komunikosh me futbollistët në një stadium me rreth 63 mijë tifozë. Ndeshja do të zhvillohet në Durban dhe është ndeshja e dytë e grupit H.Do të jetë shumë e vështirë për të komunikuar me lojtarët, por ne jemi gati për të përballuar Kampionët e Europës", është shprehur ai.
Në këtë ndeshje do të mungojnë kapiteni i skuadrës Aleksandër Frai dhe kosovari Valon Behrami ndërsa Hitzfild dy herë fituesi i Champions League me Borusian e Dortmundit dhe Bayernin ka bërë të ditur se shiritin e kapitenit do ta mbajtë Inler.
Zvicra nuk e ka mposhtur Spanjën në 18 tentativa ndërsa Hitzfeld ka bërë të ditur se trajneri Del Boske është i bekuar pasi ka ndoshta skuadrën e shekullit me shumë talente të pabesueshme."Ne do të kërkojë ma mposhtim Spanjën pas shumë tentativave pse jo një gjëje tillë mund të ndodhë sot", ka përfunduar ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›