Ashton: Kosova e përkushtuar për axhendën europiane

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e tretë të vizitës zyrtare në Bruksel është takuar sot me zëvendëspresidenten e Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton.
Zyra e presidencës kosovare bën me dije se në takimin dy palësh është diskutuar për proceset në të cilat po kalon Kosova në dy rrafshe, në atë të bredshëm dhe të vizionit të integrimit euro-atlantik.
Kryeministri Thaçi u shpreh se Kosova mirëpret vendimin për vizat, ndërkohë që u shpreh i kënaqur me qëndrimin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave i BE-së, që mbështet fillimin e dialogut të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Nga ana e saj Baronesha Ashton, theksoi se Bashkimi Evropian vlerësoi rolin e Kosovës në përmbushjen e axhendës Europiane si dhe rolin kontruktiv në dialogun me Serbinë. Ashton duke mbështetur marrëveshjen për menaxhimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kërkoi zbatimin e marrëveshjeve të arritura.