PSK: Shteti t’i mbajë shumicën e aksioneve
Partia Socialiste e Kosovës (PSK) kërkon që pjesën më të madhe të aksioneve nga privatizimi i ndërmarrjeve publike, siç janë Aeroporti dhe PTK, ta mbajë shteti i Kosovës.
Kjo parti, po ashtu kërkon kthimin sa më të shpejtë në vend të fondit të 20-përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara.
Në një konferencë për gazetarë, kryetari i PSK-së Ilaz Kadolli, tha se janë duke i përcjellë me shqetësim paralajmërimet e sindikatave të punëtorëve për protestë më 1 Maj - në Ditën Ndërkombëtare të Punës, për përmirësimin e kushteve të jetës së tyre dhe për miratimin e Ligjit të Punës dhe ligjeve të tjetra bazike në Kosovë.
Duke folur rreth procesit të privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha, kryetari Kadolli ka kërkuar që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (PTK) duhet të jepet me koncesion dhe të mos privatizohet, duke pasur parasysh fitimet e këtij aeroporti dhe interesin strategjik që paraqet kjo ndërmarrje për Kosovën.
PSK përkrah edhe ndërtimin e autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë, por kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe nga institucionet e tjera, të bëjnë transparente koston e ndërtimit të rrugës si dhe ta sqarojnë për opinion trasenë e rrugës.