E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti KE-s: Shqipria e vonuar n plotsimin e kushteve

Top Channel siguroi raportin e plotë të Komisionit Europian me vlerësimet për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën.

Raporti vlerëson se Shqipëria ishte e vonuar në plotësimin e kushteve, pasi shumica e legjislacionit sa i takon Shqipërisë u miratua vetëm në tre muajt e parë të 2010, ndonëse kriteret ishin përcaktuar që dy vjet më parë.

Ndërsa nënvizon se kriteret përgjithësisht janë plotësuar në letër, raporti kërkon të shohë zbatimin në praktikë të ligjeve.

Për Komisionin Europian ka patur progres sa i përket teknologjisë, por kërkon trajnimin e kapaciteteve njerëzore, sidomos policisë.

Në përgjithësi vlerësimi është më pozitiv se sa raporti i dhjetorit të 2009-ës, por tani mbetet të shihet se si do të interpretohet ai në marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave me Shqiperine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›