Kirgizstan, sot referendumi për kushtetutën e re
Masat e sigurisë janë rritur veçanërisht në Och, qyteti i dytë i kësaj ish-republike sovjetike dhe epiqendra e përleshjeve të dhunshme ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 2 mijë persona, sipas autoriteteve të përkohshme.
Rreth 2,5 milionë zgjedhës do të votojnë sot për Kushtetutën e re për të shmangur përqendrimin e pushtetit në duart e një personi të vetëm. Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Rezultatet e para pritet të dalin nesër.