LSI, Vasili: PS duhet të mësojë të sillet si evropiane
Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, është shprehur se për LSI-në, qëndrime të tilla janë të papranueshme.
“Problemet e brendshme që ekzistojnë në Partinë Socialiste, të derivuara nga subjektivizmit, kontradiksionet e forta, nga sjelljet shpesh herë të papritura dhe të papricipta, sigurisht që kjo tymnajë nuk mund të fshehë nga sytë e publikut ato që janë fakte të vërteta. Ato që u përcillen përmes medias për aktivitete ekonomike të cilat krijojnë vende të reja pune, te cilat janë dhe në sytë e opozitës. Sigurisht, dhe mjaft investime publike të cilat inaugurohen , mbyllen dhe vihen vazhdimisht në shërbim të qytetarëve, dhe këto janë në sytë e qytetarëve por dhe të opozitës”, u shpreh Vasili.
Zyrtari i lartë i LSI-së, njëkohësisht edhe ministër i Shëndetësisë, ka kërkuar nga Partia Socialiste përgjegjësi dhe të ridimensionojë sjelljen e saj, për të pasur një sjellje më të përgjegjshme ndaj publikut. “Opozita nuk është dhe nuk mund të jetë një organizëm apolitik dhe i papërgjegjshëm që mund të bëj gjithçka, por sigurisht në një vend i cili ka hyrë në një proces të pakthyeshëm të liberalizimit të vizave dhe të integrimit, tashmë vend i NATO-s, të gjithë aktorët sillen dhe janë të detyruar të sillen në mënyrë të ndryshme”, vijoi Vasili.
Ai shtoi se sjellje të tilla të opozitës duhet të marrin fund, ndërkohë që siç theksoi, Shqipëria ka nevojë për një demokraci më të ekuilibruar, ku pozita dhe opozita duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme. “Ndaj të gjitha modelet e negativizmit apo të Kasandrës së lënë pas 3000 vjet më parë, nuk janë modele e politikës së shek 21. çdo lloj analize ekonomik e që do tu largohej këtyre kritereve, do të prirej nga egoja politike në dëm të analizës së vërtetë ekonomike dhe shkencore, këto të gjitha do ta dëmtonin opozitën vetë, por dhe do të krijonin dhe konfuzione për ata që duan ta begatojnë gjithmonë e më shuam jetën e tyre”, përfundon deklaratën nënkryetari i LSI-së.