E Diel, 1 Nëntor 2026

Kirsch: Beogradi s’po ndihmon në qetësimin e situatës në veri

Vendimi që në Kosovë para zgjedhjeve në Serbi urgjentisht të dërgohen ushtarët nga përbërja e forcave të armatosura ka ngjallur debat edhe në qarqet politike të Gjermanisë, duke vlerësuar se ky veprim vetëm konfirmon se gjendja atje është ende e brishët.

Ulrich Kirsch, kryetar i Shoqatës gjermane të forcave të armatosura, që tubon oficerët aktiv dhe rezervë,ka deklaruar se ,qeveria e Serbisë po bënë shumë pak që konflikti etnik në Kosovë të qetësohet. Ai ka vlerësuar vendimin për dërgimin e forcave shtesë gjermane në Kosovë, por kjo sipas tij, tregon “se sa i hollë është akulli atje”.

Shikuar nga aspekti ushtarakisht, për Kirsch ky vendim është i drejtë, por ” kjo njëherit tregon se vlerësuar politikisht situata atje është gjithnjë e më e pavolitshme” Meqë, siç shtoi,”Qeveria e Serbisë po bënë shumë pak që konflikti etnik të qetësohet dhe me kjo po sjell edhe probleme të madh të krimit të organizuar në Kosovë”, kështu raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta.

Të gjelbrit nga opozita qeverisë qendrore me rastin e dërgimit të trupave shtesë ia kanë zënë për të madhe se është shumë herët dhe në masë të madhe është zvogëluar numri i ushtarë ve gjerman në përbërje të KFOR-it.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›