Nisen për Ferizajn

Ka kohë që spektri politik nuk është parë aq i bashkuar dhe entuziast sa të hënën.
Jo për seancën plenare të radhës së Kuvendit, por garës politike për të rrëmbyer Ferizajn.
Të hënën, të gjithë ishin në Ferizaj, pozitë e opozitë.
PDK, LDK, AAK, Vetëvendosje dhe AKR, që të gjitha u panë gjatë ditës së djeshme në qytetin të cilin dikur e udhëhiqte Bajrush Xhemjali.
E, kjo pikërisht për t’i hyrë edhe zyrtarisht “luftës” për karrigen që ky i fundit e la të zbrazur që nga marsi i këtij viti.
Dikush kishte zgjidhur të çalldisë “vallen” për Ferizajn me këngë e performancë të yjeve të estradës, e disa të tjerë ishin kujtuar edhe për traditën e ferizajasve- vashat e bukura.
Por, si zakonisht nuk munguan as premtimet për rrugë dhe shkolla të reja për ferizajasit. Derisa disa e lavdëronin veten dhe partitë e tyre, të tjerë kishin vendosur të fitojnë garën duke sharë kundërkandidatin. E, krejt këto u thanë se po bëhen për të mirën e Ferizajt.
Sidoqoftë, Ferizajasit që nga dita e djeshme e deri të premten do të kenë mundësi të shohin çdo ditë kandidatët për të parin e tyre, e të dëgjojnë nga ta premtime nga më të ndryshmet.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...