Kirurgu në gjyq, akuzohet se operoi studenten dhe neglizhoi tumorin në gjoks
Tiranë- Kirurgu Dorjan Bozaxhiu, i cili shërben pranë Spitalit Amerikan, do të dalë para gjykatës, i akuzuar për mjekim të pakujdesshëm, ndaj një pacienteje të cilën e kishte operuar.
Një studente e Fakultetit të Mjeksisë, 27-vjeçarja N.K ishte operuar pranë Spitalit Amerikan në gjirin e djathtë për shkak të një gjendre. Por edhe pas operacionit ajo i kishte thënë mjekut se kishte sërish një masë në gjoks, por ai e kishte siguruar se janë gjendra dhjamore dhe nuk kanë lidhje me tumoret.
Studentja, duke qenë vetë në një komunitet mjekësh, kishte këmbëngulur i ishte drejtuar një tjetër klinike ku kishte bërë edhe ekon dhe nga ku mjeket i kishin thënë se masat janë tumorale dhe se nga ndërhyrja nuk kishte patur rezultat. Në padinë që më pas kishte bërë studentja, ka treguar se kishte shkuar sërish tek Spitali Amerikan me analizat duke këmbëngulur tek mjeku Bozaxhiu se ajo kishte masë tumorale në gjyks, por mjeku sërish i thotë se nuk ishte masë tunmorale. Ndërkohë që vazhdonte këto ecjake për të bindur mjekun, sëmundja kishte avancuar dhe vajza i është drejtuar një klinike në Bari të Italisë për të bërë kimioterapinë.
Pas kësaj ajo i është drejtuar prokurorisë me padi dhe hetimet e prokurorëve, bazuar në ekspertizën e mjeksisë ligjore, kanë konfirmar atë që kishte thënë në denoncimin e saj studentja e mjeksisë. Në përfundim të hetimeve, prokuroria ka vendosur marrjen të pandehur të kirurgut dhe dërgimin e tij në gjykatë nën akzuën e mjekimit të pakujdesshëm.