E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i TIA-s: Të rritet transparenca e financave të partive politike

tia-2013Tiranë- Transparency International Albania, TIA në raportin e saj të fundit mbi Pushtetin e Partive Politike në Shqipëri nën ndikimin e Parasë ka apeluar për rritje të transparencës e financimit të partive politike në vendin tonë.

Raporti i realizuar në 5 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kroaci, Serbi, Maqedoni e Kosovë, vlerëson 10 dimensione të çështjes: Kontabilitetin e brendshëm të partive, raportimin e partive tek autoritetet mbikqyrëse, kuptueshmëria e raportit, intensitetin dhe besueshmërinë e raportimit, si dhe aktivitetit monitoruese nga shoqëria civile.

Raporti thotë se indeksi në Shqipëri është në nivelin mesatar, 5.9 pikë. Çka flet për një kuadër të mirë ligjor, por me një zbatim jo të mirë të tij. Intervalët variojnë nga 0 deri në 3.3, nivel i pamjaftueshëm. Nga 3.4 deri në 6.7, nivel mesatar dhe nga 6.8 deri në 10-të pikë nivel mirë dhe shumë mirë.

Me 8.2 pikë vlerëoshet Kontabiliteti i Brendshëm i partive dhe 5.1 pikë raportimi i tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. TIA thotë se publikimi i raporteve ka një nivel mesatar me 5.2 pikë. Raporti tregon se parandalimi dhe sanksionet ndaj deformimeve kanë një nivel të ulët me vlerë 2.1 pikë secila. Në nivel të lartë paraqitet Mbikëqyrja Shtetërore, me 7.7 pikë.

Shoqëria civile mund të konsiderohet më indiferente duke pasur një nivel qasjeje, kontrolli mesatar, me 5.5 pikë,-thotë TIA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›