Kisha Ortodokse: Na ktheni arkivat, ikonat e pronat
Të mbrosh ikonat nga vjedhja paska qenë një punë fort e vështirë. Kur vjen puna te pyetja se si mund të mbrohen, ndërsa Ministria hesht e Instituti i Monumenteve ka idenë që duhet t'i mbrojë Kisha Ortodokse Autoqefale, kjo e fundit ka mendimin e vet. Sipas Thoma Dhimës,( kryeredaktor i "Ngjallja", organ i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë), ligji i trashëgimisë e përcakton qartë se kush duhet t'i mbrojë. Në këtë ping-pong përgjegjësie, ai na kujton se sipas marrëveshjes së vitit 2009-të mes Kishës Ortodokse dhe Këshillit të Ministrave, thuhet se "Objektet e kultit që kanë statusin e monumentit të kulturës t'i kthehen në pronësi Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe do të mbrohen e trajtohen nga ligji për trashëgiminë kulturore". Më tej,Dhima kërkon më shumë se kaq. Ai thotë se përveç pronave, kisha kërkon edhe arkivat edhe ikonat. Duke iu përgjigjur Apollon Baçes me disa fraza herë-herë të lëna përgjysmë, që lë të kuptohet se ai e di se për ç'bëhet fjalë, ai kërkon që ne qytetarët ta falënderojmë kryepeshkopin Anastas për investimet në Shqipëri. Këtu ai e ka fjalën për restaurimet, për të cilat ndokush ka kritikat e veta... Më tej Dhima, i njohur edhe si zëdhënës i kësaj kishe, sqaron disi raportet mes Kishës Ortodokse Autoqefale dhe shtetit shqiptar....
Apollon Baçe ka kërkuar që Kisha Ortodokse të marrë në mbrojtje kishat ortodokse, duke i mbrojtur kështu edhe nga vjedhjet. Cili është reagimi juaj?
Ligjet parashikojnë qartë se kush janë përgjegjësit për ruajtjen e atyre monumenteve. Kisha Orthodhokse ka restauruar plotësisht 65 nga 165 objekte që mbajnë statusin 'monument kulture' të trashëgimisë sonë kulturore. Në marrëveshjen e vitit 2009: NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KISHËS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË "PËR RREGULLIMIN E MARRËDHËNIEVE TË NDËRSJELLA", thuhet: Objektet e kultit që kanë statusin e monumentit të kulturës t'i kthehen në pronësi Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe do të mbrohen e trajtohen nga ligji për trashëgiminë kulturore.
Duke bërë një përmbledhje të përafërt të numrit të këtyre monumenteve, kemi 165 kisha, monumente kulture të periudhës bizantine dhe pasbizantine (pa futur këtu bazilikat-rrënojë të periudhës paleokristiane), të cilat sipas detyrimit ligjor duhet t'i kthehen Kishës sonë, por për të cilat shteti vazhdon të ruajë detyrimin për t'i mbrojtur dhe restauruar. Pra, nuk është i pranueshëm një kthim selektiv dhe as nuk mund të imagjinohet, siç të krijohet përshtypja nga intervista e z.Baçe, se shteti nuk ka më detyrime për ruajtjen e tyre.
Atëherë, ju nuk keni përgjegjësi për ruajtjen e tyre?
Legjislacioni është i qartë. Ligji, si ai penal por edhe ai i trashëgimisë kulturore, parashikojnë se kush janë përgjegjësit për ruajtjen e atyre monumenteve. Nuk mendojmë se është e nevojshme të përmendim këtu fraza të tëra të ligjeve në fuqi, por e rëndësishme është që njerëzit dhe strukturat përkatëse duhet t'i njohin mirë këto ligje, që më pas t'i zbatojnë ato ashtu siç janë parashikuar. Monumentet ligjërisht duhet të mbrohen nga shteti dhe shteti është ai që duhet të përgatisë strukturat përkatëse dhe sistemin mbrojtës të tyre.
Përveç kthimit të të gjitha kishave të rrëmbyera dhunshëm nga monizmi, Komuniteti Orthodhoks i Shqipërisë kërkon edhe kthimin e gjithçkaje tjetër të grabitur: Ikonave, arkivave, librave e enëve të shenjta, trojeve të vendeve të shenjta etj..
Pse ndërtoni kisha të reja, dhe nuk kujdeseni për ato ekzistuese?
Nuk është vetëm një çështje godinash. Sa për afirmimin e z. Baçe se Kisha duhet t'u ngjitet maleve për të ruajtur e riparuar kishat-monument dhe nuk ka pse te ngrejë kisha të reja, (aty ku sot ndodhen shumica dërrmuese e besimtarëve), nuk ia vlen të ndalesh, se nga sa duket ka të bëjë me paragjykimet personale të artikullshkruesit dhe jo me postin e tij.
Si është gjendja e këtyre kishave dhe si kujdeset për to Kisha Ortodokse?
Është e çuditshme që këto thënie dalin nga njerëz të cilët e njohin shumë mirë kontributin e Kishës Ortodokse në këta 20 vjet në fushën e monumenteve të kulturës. Pikërisht në Voskopojë, kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë po restauron aktualisht kishën e Manastirit të Shën Prodhromit, e cila është monument Kulture e kategorisë së parë, pa harruar faktin që në vitet '98 -'99 Kisha Ortodokse në bashkëpunim me degën e monumenteve në Korçë, ka investuar një vlerë të madhe për restaurimin e kishës së Fjetjes së Shën Marisë, kishës së Shën Kollit dhe kishës së Taksiarkëve.
Si qytetarë, si besimtarë, por dhe si shtet dhe si dashamirës të trashëgimisë sonë kulturore duhet të falënderojmë Kishën dhe veçanërisht Kryepeshkopin Anastas, të cilët në këtë periudhë të errët të monumenteve shqiptare kanë restauruar plotësisht më shumë se 65 nga 165 objekte që mbajnë statusin 'monument kulture' të trashëgimisë sonë kulturore. Duke filluar gradualisht që në fillim të viteve 90-të, restaurimi i tyre nga Kisha Ortodokse është bërë në mënyrën më profesionale të mundur, duke ndjekur në mënyrë të pashembullt detyrimet që kanë ndaj ligjit të trashëgimisë kulturore.
Si bëhen këto restaurime?
Kisha ka restauruar plotësisht dhe në përputhje me të gjitha ligjet e shtetit, perla të trashëgimisë sonë kombëtare si Manastiret e Zvërnecit, Ardenicës, Shën Joan Vladimirit, Shën Kozmait, Kakomesë, Shën Jorgjit apo kisha me vlera tepër të veçanta e të rrezikuara të shkatërroheshin si ajo e Leusës, Vllahoranxisë, Zervatit, Libofshës, Shën e Premtes etj..
Gjithashtu, janë edhe 160 kisha të rrënuara, të cilat nuk kanë qenë futur në listën e monumenteve të kulturës, të cilat janë riparuar apo ringritur.
Përse ky kontribut i Kishës nuk përmendet pothuajse fare, dhe kujt i vjen keq për këtë? Pse Kisha Ortodokse nuk falënderohet për 8 milionë eurot e investuara në restaurimet e monumenteve të kulturës, të cilat vetë shteti shqiptar i ka për detyrë t'i ruajë e t'i restaurojë? Pa përmendur këtu që Kisha Ortodokse në këto 8 milionë euro të investuara në monumentet e kulturës i ka paguar shtetit të gjitha tatimet.
Ju çfarë kërkoni në këtë rast?
Në momentin që shteti jonë nuk ka mundësi të ndërhyjë në mënyrë të fuqishme në monumentet e kulturës së kësaj kategorie, pse nuk e lehtëson Kishën Ortodokse nga barra e taksave që rëndojnë investimet në monumentet shqiptare të kulturës, për të përmirësuar mirëmbajtjen e tyre? Është dhe ana tjetër e medaljes: Ka monumente që vazhdojnë të përdoren ende nga organet shtetërore. Apo dëgjon që një drejtor lokal i monumenteve të kulturës kërkon të marrë në zotërim një manastir dhe ta menaxhojë atë për të përfituar nga turistët. Këto situata, pavarësisht se nuk janë shumë të përsëritura, na bëjnë të mendojmë sikur disa njerëzve i ka mbetur koha në vitin 1967 dhe duan të rishtetëzojnë kishat, por tani për të përfituar ata vetë ekonomikisht.
Pra, do thoshim se para se të hidheshin shashka të tilla për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale, duhet falënderuar Kisha Orthodhokse për gjithë këtë kontribut dhe të zbatohen ligjet ekzistuese, të cilat obligojnë, si në njohjen e pronësisë së Kishës, por edhe shprehen për detyrimet e shtetit në ruajtjen e vlerave të kulturës kombëtare.
* Thoma Nika është gazetar, kryeredaktor i "Ngjallja", organ i
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë