Pakti i pengut
Pak muaj dhe Partia Socialiste bën shtatë vjet në opozitë. Opozitë, që në konceptin e Berishës, është ta vdesë në kuptimin e mirëfi lltë fizik: Në 21 janar 2011, vrau pa gjyq katër protestues paqësorë, para kamerave televizive, për t’i bërë shembull. Përballë një prototipi të tillë totalitar, është e kuptueshme që anti-qeveritarët të kërkojnë rrugë shpëtimi. E në këtë pikë, një mirazh është bashkimi i PS-së me LSI-në, me uzdajën se do japi shumicën. Me qindra argumente mund ta mbështesin, ashtu siç ka po aq që e rrëzojnë. Por shtrohet pyetja: A ka moral ky bashkim?
Ilir Meta, në periudhën kur qeverisi, mbahet mend për emërime rrufe dhe shkarkime brenda natës, ministra pa kriter profesional, papërfillshmëri ndaj ligjit, pasurim të shpejtë, përbuzje ndaj vlerave dhe intelektualizmit, nepotizëm dhe krahinorizëm që ishin karakteristike. Thelbi i politikëbërjes konsistonte në livadhisjen në luadhet e parave të pushtetit, duke persekutuar apo korruptuar kundërshtarët dhe shtypin. Ilir Meta, është dëshmi se specia e Berishës nuk është mutacion gjenetik, por virus që kap lehtësisht politikën shqiptare.
Ndarja e tij nga trungu mëmë, ndodhi thjesht për probleme influence në ndarjen e pasurisë kombëtare. Personi që krijoi monopolet në ekonominë e vendit, u nda nga PS-ja duke e akuzuar këtë të fundit, pikërisht për atë që kishte bërë vetë. Në realitet, t’i shpifësh kundërshtarit atë që bën vetë, është shkolla e Berishës, por përdorimi i të njëjtave metoda edhe nga Meta, ishte simptomë e përhapjes së edukatës negative në ambientin politik shqiptar. Njeriu që ishte në moshën kur normalisht duhet t’i fillonte karriera, kishte provuar majat më të larta të pushtetit dhe zvetënimet që sjell. Qenia përjetësisht në krye të shtetit shqiptar, i dukej providencë hyjnore. Humbja e pushtetit, i shëmbëllente si shkelje e të drejtës legjitime. Fati u tregua dorëlëshuar me të, duke i dhuruar një karrierë rrëzëllitëse në partinë më të madhe të vendit, por shërbimi që i bëri vetes ishte mësimi i taktikave të shëmtuara të intrigës politike dhe jo perceptimi i saj në mos si mision, të paktën si një profesion që duhet ushtruar me masë dhe ndershmëri. Megjithëse rreshtimi publik në vitet 2005-2009 si krahu intrasigjent i së majtës, shëmbëllente sikur ishte përfaqësues i moskompromisit të këtij krahu me kundërshtarin Berisha, zgjedhjet e 2009-ës dhe bashkimi me PD-në tregoi se gjithçka ishte vetëm një mënyrë për të mbledhur votat e së majtës dhe për t’i përdorur si kapital politik personal. Rënia e moralit solli largimin e njerëzve me integritet nga LSI-ja. Prania e shumë anëtarëve të kësaj partie, përfshirë edhe Ilir Metën, si klientë në kronikën e zezë, janë dëshmi se mungesa e ideologjisë dhe motivit politik, e shndërrojnë një parti në organizatë me qëllim fitimi.
Tashmë ekzistenca e këtij formacioni, është një çudi shqiptare, dhe mbijetesa i dedikohet terrenit specifik, pasi në çdo vend të qytetëruar, Ilir Meta do ishte klient me kohë të plotë i prokurorisë. E shkuara e tij politike, nuk jep argument që t’i sugjerohet radhëve të PS-së, bashkimin me ndërmarrjen e tij familjare, dhe nuk ka asnjë garanci se socialistët nuk do pësojnë tradhtinë e radhës, duke e pasur si shok fronti. Edhe nëse vjen një fitore me Metën partner, ka për të qenë një gërryerje dhe diskreditim i pafund i qeverisjes së koalicionit. Tahmaja e tij për pasurim, është sëmundje patologjike dhe jo nevojë për të siguruar një jetesë normale. Politika për të nuk është profesion, por biznes fitimprurës. Pa Ilir Metën, socialistëve dhe qeverisjes së tyre në mandatin 1997-2005, do ju ishte kursyer etiketa si të korruptuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe e majta shqiptare nuk do ishte degraduar në sytë e shqiptarëve. Një ribashkim me të, nuk është veçse një garanci më shumë që kjo njollë nuk ka për t’u hequr. Socialistët i dhanë gjithçka meritonte dhe blatuan shumëçka nuk i takonte. Me emrin dhe me sakrificat e tyre, bëri karrierë e pasuri. Si shpërblim, iu dha nxjerrjen dy herë në opozitë.
Një ribashkim me të, i bën të pakuptimta sakrificat morale dhe materiale tetë-vjeçare të socialistëve në opozitë. Për ata që kanë iluzione në qenien e Ilir Metës socialist, ky vetë e përgënjeshtron: Edhe sot, opozitës po i vidhen mandatet e qarqeve, dhe roli i Metës e sikarëve të tij është evident, duke qenë në vijën e parë. Ndaj përgjigjja e pyetjes të shtruar në fillim të shkrimit, është se bashkimi nuk ka etikë.
Çdo teori për ta justifikuar, është relativizëm moral.
Ilir Meta, ka bërë llogari se me njëzet mijë të punësuar nga njëzet përqindëshi i marrëveshjes me Berishën, do mund të ketë gjithmonë tetëdhjetë mijë vota të atyre vetë dhe familjarëve. Mbase hesapi është i saktë. Por, nëse PS-ja vjen në pushtet si rrjedhojë e paktit me LSI-në, atëherë ky ka për të qenë pakti që do ta mbajë peng gjithë qeverisjen e saj, dhe do t’i shkurtojë ditët në pushtet.