E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza në Greqi, rritet numri i personave të papunë

ATHINE - Në muajin Shtator 2011 shkalla e papunësisë arriti në masën 17.5% nga 12.6% që ishte në shtatorin e vitit të kaluar, në bazë të të dhënave të Autoritetit grek të Statistikave.

Të papunët arritën në 857.656, një rritje prej 229.941 personash, në krahasim me muajin shtator 2010. 

Sipas statistikave, është zvogëluar me 315.386 numri i të punësuarve krahasuar me një vit më parë. 

Në mënyrë të veçantë, individët të cilët nuk janë duke punuar ose janë duke kërkuar punë, u rrit nga 120.120 persona në krahasim me muajin shtator 2010. 

Shkalla më e lartë e papunësisë shënohet tek femrat, 21%, ndërsa burrat në 14.9%.

Gjithashtu në nivele alarmante është shkalla e papunësisë tek të rinjtë e moshës 15-24 vjeç (46.4% kundrejt 33.6% në shtator 2010). 

Shkalla e dytë më të lartë ndodh në kategorinë 25-34 vjec (24,5% kundrejt 17.8% në shtator 2010).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›