Kisha Ortodokse Serbe mban Patriarkun e sëmurë Pavle si kreun e saj
Kisha Ortodokse Serbe vendosi ta mbajë Patriarkun e sëmurë Pavle si kreun e saj, megjithë ofertën e tij për dorëheqje.
Asambleja e Peshkopëve ose Sinodi i Shenjtë pritej të zgjidhte një patriark të ri këtë javë por më pas vendosi t'i kërkojë Patriarkut Pavle të vazhdojë të qendrojë në krye të kishës.
94-vjeçari Pavle e ofroi dorëheqjen e tij muajin e kaluar për shkaqe shëndetësore pas një qendrimi prej disa muajsh në spital.
Pavle e pozicionoi Kishën si një zë me ndikim në politikën serbe dhe opinionin publik pas rënies së komunizmit.
Vendimi i sotëm mund të sjellë një krizë në Sinodin e Shenjtë lidhur me personin që do t'i zinte vendin Patriarkut Pavle, i cili njihet si më i moderuar. (ze)