E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, dëbora shkakton probleme

Temperaturat e ulëta kanë bërë që trashësia e dëborës të rritet në zonat malore të qarkut të Shkodrës. Kjo ka sjellë bllokim të rrugëve rurale në këtë qark. Në rrethin e Malësisë së Madhe është i bllokuar aksi rrugor Selcë- Vermosh. Në komunën e Këlemndit ka probleme me furnizimin  me energji elektrike, i cili mungon në pjesën më të madhe të kësaj komune.

Sipas inspektorit të emergjencave civile në nënprefekturën e Malësisë së Madhe, Ndue Bacaj, ndërprerja e energjisë elektrike ka ardhur për shkak të këputjes së telave nga era e forte në këtë zone. Po kështu era ka zbuluar shkollën 9 vjeçare të fshatit Brojë të komunës Këlemend, një shkollë e vogël së cilës era i ka rrëzuar mbulesën e çatisë.

Gjithashtu në këtë fshat era e forte ka dëmtuar dhe dritaret e qendrës shëndetësore. Nga dëbora e ngrica është i bllokuar dhe fshati Iballë në Pukë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›