E hoqën nga kisha, busti i Gumës zhvendoset në varreza
HIMARE - Vetëm pak ditë pas heqjes së bustit të Aristotel Gumës nga oborri i kishës së “Gjithë Shenjtorëve” dhe zhvendosja e tij në varrezat e Himarës, zbulohen fotot e vendit ku është vendosur ky bust. Ndryshe nga piedestali i mëparshëm, ku kishte të shkruar se Guma ishte hero i Himarës, piedestali i ri ka vetëm një kryq të gdhendur.
Busti i Gumës, që në vendosjen e tij në oborrin e kishës, hasi në konflikte të ashpra mes Mitropolisë së Gjirokastrës dhe minoritetit grek në Himarë. Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë, pas debateve të shumta u bë e mundur lëvizja e bustit.
“Pas presionit të vazhdueshëm nga njerëz të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, familja e Aristotel Gumës dhe pjesëtarë të kishës së “Gjithë Shenjtorëve” kanë hequr shtatë muaj pas vendosjes së tij, bustin e të ndjerit heroit të Himarës, Aristotel Guma”, – shkruan “To Orama”.
Gjithashtu “To Orama” shkruan se, prej janarit kanë nisur të intensifikohen presionet e kishës mbi komisionerët e kishës së “Gjithë Shenjtorëve” për heqjen e bustit nga oborri i kishës. “I ndodhur në këto kushte, babai i Aristotelit, Ilia Guma mori vendimin për t’i dërguar vetë një letër kreut të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatosit, për të gjetur një kompromis”, thuhet në këtë shkrim.
NGJARJA
Aristotel Guma humbi jetën më 12 gusht 2010 pasi u përplas për vdekje me makinë nga një grup shqiptarësh. Ngjarja shkaktoi zemërimin e himarioteve, të cilët e konsideruan ngjarjen si të qëllimshme.
Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë "arrest në burg pa afat" për dy nga 7 të rinjtë e përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen e 35-vjeçarit Aristotel Guma, në Himarë, ndërkohë që për 5 të tjerët masat ishin respektivisht "burg me afat" dhe garanci pasurore.
Në seancën e vlerësimit dhe të caktimit të masës së sigurisë, gjykatësi Fuat Muka shqyrtoi në tërësi provat që kishte paraqitur organi i akuzës në ngarkim të 7 të pandehurve, 5 prej të cilëve u lanë të lirë.
Në përfundim, gjykatësi vendosi masën e sigurisë "arrest në burg pa afat", për 20-vjeçarin Ilir Muka dhe bashkëmoshatarin e tij, Endrit Salata, të cilët akuzohen për veprën penale të vrasjes me dashje.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)