Regjistrimi i banesave, Berisha: Shtyhet deri me 31 gusht afati Eva Gjura
Afati per regjistrimin dhe legalizimin e banesave do te shtyhet deri me 31 gusht. Ky lajm eshte bere i ditur dje nga kryeministri Berisha ne mbledhjen e radhes se qeverise. Kryeministri e ka vleresuar si mjaft te mire ecurine e zbatimit te ligjit "Per amnistine Fiskale", i cili solli rezultate shume te mira ne favor te qytetareve shqiptare. "Kjo amnisti pati nje rezultat te shkelqyer per qytetaret, per individet. Deri me sot jane futur ne treg fale ketij ligji qe beme pasuri te paluajtshme me nje vlere prej 171. 7 miliarde lekesh. Vetem ne muajin janar-shkurt me zgjatjen qe beme kane perfituar rreth 20 mije qytetare. Kane perfituar dhe nje seri biznesesh, por ata qe kane perfituar me shume se gjithe te tjeret jane qytetaret. Por gjate dy javeve te fundit, per fat te keq, serish ka radhe te medha ne zyrat e regjistrimit te pasurive. Jane 800 aplikime ne dite, cka jane te paperballueshme", - u shpreh kryeministri. Berisha ka deklaruar se nga ky favor, nuk ka pse te perjashtohen emigrantet, ndaj per t'ju ardhur ne ndihme dhe atyre qe te kene mundesi te regjistrojne shtepite e tyre shtyhet afati i regjistrimit, sepse dihet qe korriku dhe gushti jane muaj qe emigrantet kane mundesi te vijne me leje, te mos detyrohen te shkeputen nga vendi qe jane, ne menyre te posacme, per te legalizuar banesen e tyre. "Une mendoj qe ministria e Financave vetem per zerin banesa, te zgjase afatin deri me daten 31 gusht, ne menyre qe edhe emigrantet qe vijne te kene mundesi te legalizojne banesat e tyre. Kjo ne radhe te pare nga fluksi i madh qe eshte ne zyrat e regjistrimit te pasurive, nga interesi shume i madh i qytetareve", - theksoi ai. Per kreun e qeverise, regjistrimi eshte nje lehtesim per qytetaret. "Nga 18 miliarde leke qe do te paguanin, ne rast se do te benin transaksione pa kete ligj, kane paguar gjithsej 1.8 miliarde leke dhe ky eshte nje lehtesim i madh per qytetaret. Dhe ky eshte nje lehtesim i jashtezakonshem, sepse e sjell tregun ne vlerat e tij, nuk e mban ne vlera fiktive dhe ka nje seri avantazhesh", - theksoi Berisha. Kryeministri ka qene mjaft i qarte ne deklaraten e tij, duke theksuar se ky favor behet vetem per regjistrimin e shtepive dhe jo per zerat e tjere. "Nuk mendoj qe te zgjaten afatet per zerat e tjere. Biznesi pati kohen e tij. Lidhur me biznesin nuk do te kete me zgjatje afati. Jane arsyet burokratike ato, qe ne po e zgjasim afatin per banesat, sepse veshtiresite e perballimit te nje vellimi te tille kerkesash kane qene te medha gjate tre-kater muajve te fundit dhe kur kemi te bejme me qytetarin nuk mund te mos veprojme. Edhe ne rastin e biznesit kemi te bejme me qytetarin, por biznesi ka pasur te gjithe kohen e nevojshme per te bere legalizimin", - eshte shprehur kryeministri.