E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kisha e Lacit nis pelegrinazhi i besimtareve nga i gjithe vendi

Mijera pelegrine nga i gjithe vendi jane mbledhur sot ne Kishen e Lacit ne pelegrinazhin e pervitshem te 13 qershorit. Besimtare te te gjitha feve te ardhur nga te gjitha rrethet e vendit si cdo vit i jane ngjitur ne kembe kodres qe te con te vendi i shenjte ne shenje besimi dhe sakrificash.

Dita e sotme e njohur si dita e Shna Ndout shenjtorit te kesaj kishe paraprihet nga pelegrinazhe te organizuara nga besimtaret per 13 te marta rresht. Sipas besimtareve pas vdekjes se shenjtorit emrin e te cilit mban kisha 13 mrekulli ndodhin ne keto 13 te marta.

Ashtu si vitet e meparshme policia e qarkut ka marre masat per mbarevajtjen e pelegrinazhit dhe sigurimin e qetesise. Gjithashtu edhe sherbimi spitalor i rrethit eshte organizuar duke ngritur nje pike urgjence prane kishes ku mjeket u vijne ne ndihme personave qe vuajne nga ndonje semundje.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›