E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Arsimimi mbetet vendimtare per zhvillimin e vendit

Ne inaugurimin e godines se re te Fakultetit te Drejtesise kryeministri Sali Berisha eshte shprehur se arsimimi eshte pike kyce e projektit Shqiperia e zhvilluar. Kreu i qeverise duke garantuar angazhimin e qeverise u ka bere thirrje studenteve dhe pedagogeve qe te bejne perpjekje maksimale per nje arsimim qe do te coje ne zhvillimin e vendit.

Beni gjithcka per te qendruar ne krye te ecni me dinjitet ne kete gare gara e dijes eshte dhe mbetet vendimtare per fatin e ketij vendi per te kapur nivelin e vendeve te zhvilluara. Kame besim se ata qe Shqiperine ne keto 20 vite e nxoren nga honet e historise ata kane besimin dhe energjine per ta renditur ate ne grupin e vendeve te zhvilluara eshte shprehur kryeministri.

Nga ana tjeter Berisha u shpreh i vetedijshem se kjo kerkon edhe infrastrukture dhe kushte te nevojshme. Per kete tha ai qeveria mbetet e angazhuar. Cilesia e dijeve e kualifikimeve e diplomave mbetet te rendesishme per endrren tone dhe sigurisht per te arritur cilesine kerkohen kushte mjedise moderne biblioteka moderne por ne do te bejme gjithcka qe universitetet ti kene. Vendimtare ne cilesi eshte edhe liria akademike lira e kerkimit shkencor e cila eshte percaktuese per cilesine e universiteteve tona nenvizoi Berisha.

Godina e re mban qe mban emrin Liria dhe qe do ti perkase Fakultetit te Drejtesise dhe Shkencave Sociale ndodhet ne ish-Kinoklubin e Qytetit Studenti. Lidhur me kete fakt Berisha tha se ky eshte vend i merituar per ata qe 20 vjet me pare u perballen me regjimin diktatorial.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›