E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha e Shna Ndout, aty ku përzjehen paganizmi, misticizmi, bestytnitë e besimi i njimendtë fetar

Share

Gazetarët raportojnë nga Kisha e Shna Ndout (kisha e Shna Nout, thuhet në dialekt, duke e ngrënë d-në) në Laç, ku janë dyndur pelegrinë nga gjithë Shqipëria. Atje shkojnë çdo ditë vizitorë, të cilët, përveç besimit fetar (kristianët), i çon dhe një besim mistik, që ka lidhje me mite e legjenda afetare rreth kësaj kishe e rreth këtij vendi. Me këtë shpjegohet dhe prania e shumë njerëzve, të cilët pretendojnë të jenë myslimanë, por të cilët, sipas shumë gjasash, ngatërrojnë identitetin fetar me traditën fetare, nga ata vetë vijnë.

Sidoqoftë, e vërteta është se në Shna Ndou shkojnë shumë jo të krishterë. Ja, edhe sot, si në çdo 13 qershor, kanë qenë me mijëra. Kanë qenë gati një milion, jepet një shifër e rrumbullakosur, që mban erë teprim.

Kisha e Shna Ndout nuk është i vetmi vend, ku identitetet fetare marrin një formë të çuditshme sinkretike. Në majën e Tomorrit, ku gjendet një vend i shenjtë bektashinjsh, shkojnë gjatë muajit gusht shumë të krishterë, gjithashtu. Nuk është çudi që për shumëkënd vizita të tilla të jenë të natyrës kureshtare e turistike.

http://respublica.al/artikuj/2012/6/13/kisha-e-shna-ndout-aty-ku-perzjehen-paganizmi-misticizmi-bestytnite-e-besimi-i

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›