E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfimi i Nishanit: Qetësohuni, shërohem për një vit e gjysmë

Share

Ish-ministri i Brendshëm Bujar Nishani, i sapovotuar president në parlament me votat e koalicionit qeverisës, është zhvendosur me një pjesë të stafit të tij, në një nga ambientet e Pallatit të Kongreseve në pritje për të filluar detyrën e tij si kryetar i shtetit. Në një rrëfim shpirtëror për rubrikën Lunch.com në Shqiptarja.com tregon momentet para se të votohej për postin e lartë të kreut të shtetit

Nuk kisha shumë kohë për tu menduar për vetë mënyrën sesi kishin rrjedhur ngjarjet. Me një autoanalizë të shkurtër gjykova që përgjigjia ime të ishte pozitive.

Pyetjes së gazetares Mira Kazhani, nëse do ta bënte publike kartelën e tij shëndetësore për qytetarët, presidenti i zgjedhur u përgjigj: Absolutisht po! Qytetarët shqiptarë kanë të drejtën legjitime që të kenë një president të shëndetshëm. Një president që është në gjendje të marrë vendime të shëndosha, me moral dhe me fuqinë e të qënit mbi palët.

Presidenti fton doktor Mentor Petrelën që të bënte publike kartelën e tij mjekësore dhe shton se do shërohet brenda një viti e gjysëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›