E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Rama dhe Meta propozuan emrin tim, Berisha doli kundër

Share

Paskal Milo, kryetari i PDS, aleat i PS-së, bëri të ditur sot se e majta jozyrtarisht propozoi emrin e tij tek kryeministri për President, por ky i fundit e hodhi poshtë me një argument të vetëm.

I ftuar në emisionin Studio24 në News 24, Milo tha se takimi Rama-Meta prodhoi një emër që mund të ishte kandidati i opozitës për President.

Janë çuar disa emra në tavolinën e z Rama. Emri im është propozuar, është diskutuar në tavolina të ngushta në biseda liderësh politikë të së majtës dhe së djathtës. Të enjten e shkuar është bërë një kompromis mes liderëve të së majtës, Ramës dhe Metës për emrin tim siç më kanë konfirmuar burime të sigurta. Është shkuar tek z. Berisha dhe ai e ka refuzuar duke e argumentuar se po qe se do hapet kapitulli i kandidaturave politike, ai do ia adresojë kandidaturave të partisë së tij.

Milo vuri në dukje se për këtë arsye nuk arriti të bëhej kandidat, sepse askush nuk e propozoi dhe shton dhe faktin se pse nuk u vetëshpall si i tillë. Jo, nuk kam qenë kandidat dikush do duhet te më kishte propozuar zyrtarisht ose do isha vetëshpallur, nuk e kam bërë sepse duhet të matësh forcat para se të hysh në garë. Duhet mbështetje politike e cila nuk u dha publike për shumë arsye.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›