E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Vota kundër ishte e Oketës. Të njëjtët njerëz detyruan Zaganjorin e Hoxhën të tërhiqeshin

Share

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, duke folur për Alfred Pezën në Vizion Plus, tha se Hoxhën dhe Zaganjorin i detyruan të njëjtët njerëz të tërhiqen.

Mos prisni prej meje që unë të futem në detaje të një historie të pakëndshme, e cila prej meje është iniciuar politikisht nga të njëjtët njerëz, nga të njëjtat segmente që detyruan Zaganjorin të tërhiqej nga gara. U përdor e njëjta artileri për të krijuar një traumë në procesin e zgjedhjes së presidentit, tha Patozi.

Patozi pranoi se Berisha u ka thënë në grup se nëse dështon raundi i katërt, raundi i pestë do bëhet brenda natës. Ai tha se zgjedhjet e parakohshme megjithatë ishin vite dritë larg. Patozi tha se posti i Ministrit të Brendshëm i takon PD-së. Sipas Patozit, vota kundër Nishanit ka qenë ajo e Gazmend Oketës, pasi sipas tij Dule dhe Islami kanë dorëzuar një fletë të pavlefshme.

Patozi tha se e kanë refuzuar kandidaturën e Sandër Lleshit pasi nuk donin që vendi të bëhej një republikë ushtarake. Ai tha se Nano nuk kishte asnjë shans të bëhej president konsensual.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›