E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kisha katolike rimerr tokën, 10 familje mbeten të pastrehë

TIRANE - Listës së të pa strehëve i shtohen edhe 10 familje të tjera tek rruga e Kavajës në afërsi të kishës katolike.

Zyrat e përmbarimit kanë tentuar të ekzekutojnë vendimin pasi zona në të cilën banojnë 10 familjet prej më shumë se 50 vitesh pretendohet të jetë tokë e kishës katolike.

Banorët kundërshtojne këtë pretendim të kishës pasi ata prej kohesh janë në proces legalizimi dhe cështja ka ngecur në gjykatën e lartë.

Nga ana tjetër avokati i kishës katolike Dhimi Muslia thekson se kjo tokë po i kthehet kishës pasi prej kohësh i është mohuar, madje kjo e fundit në shenjë humanizmi u ka ofruar zgjidhje këtyre familjeve të cilët janë në kushte jo të mira, por është refuzuar.

(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›