E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shpërthen bombola e gazit, plagosen tre të moshuara

TIRANE - Tre gra të moshuara kanë mbetur të plagosura si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Kombinat, Tiranë.

Dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit, të cilat raportohet se janë të përmasave të mëdha.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur të moshuarat, të cilat kanë marrë plagë djegieje të lehta. Ato janë dërguar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të bombolës, ndërsa pritet që policia të nxjerrë rezultatet e para nga hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen.

Në të njëjtin vend, në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat, më 14 dhjetor një e moshuar humbi jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e saj. 84-vjeçarja Feride Malaj gjeti vdekjen si pasojë e asfiksisë. Zjarri u dyshua se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike nga fërnella ngrohëse që përdorej nga e moshuara, e cila banonte e vetme.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›