E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kisha në Kala, para Gjykatës Kushtetuese

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 18:18

Lëvizja Zgjohu thotë se, ka filluar konsultimet me avokatë dhe juristë të njohur për ta ngritur një iniciativë, me qëllim kontestimin e ndërtimit të Kishës në Kalanë e Shkupit.

Kryetari i kësaj organizate, Artan Grubi tha se, ndërtimi i objekteve të kultit me mjete buxhetore është një akt jokushtetues i Qeverisë së Maqedonisë.

“Ne nuk jemi kundër ndërtimit të Kishave dhe Xhamive, që u dëshmua me mos-dëmtimin e objektit në Kala, por jemi kundër ndërtimit të objekteve të kultit me mjete buxhetore që është praktikë jokushtetuese e Qeverisë dhe kundër vënies në përdorim të fesë, trashëgimisë dhe kulturës etnike për të nxitur mos-durim midis komuniteteve dhe feve nga ana e partive politike dhe grupeve të caktuara si dhe kundër falsifikimit të historisë nëpërmjet përjashtimit të shqiptarëve që ka nisur qysh nga viti 2007”, deklaroi Grubi.

Ai shtoi se, trashëgimia kulturore dhe shpirtërore nuk mund të monopolizohet dhe paraqet vlerë të përbashkët dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të keqpërdoret kjo trashëgimi për të nxitur urrejtje dhe mosdurim.

Iniciativën e tillë e ka konfirmuar edhe Teuta Zllatku, anëtare e Lëvizjes Zgjohu.

Ajo tha se janë në konsultime të vazhdueshme me juristë dhe gjykatës kushtetues dhe iniciativën e tyre do ta ngrisin mbi bazën e argumenteve se, shteti është laik dhe i ndarë nga feja dhe nuk ka të drejtë të ndërton objekte kulti me mjete buxhetore. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›